Telegrafi

Sulmohet ambasada ruse në Ukrainë (Video)

Janë organizuar protesta me qëllim të kundërshtimit të organizimit të zgjedhjeve parlamentare Ruse, në Ukrainë, transmeton Klan Kosova.

Një grup i protestuesve anti-rus të paidentifikuar kanë sulmuar ambasadën ruse në Kiev gjate natës së mbrëmshme, përderisa ndërtesa ishte e zbrazur.

Sipas mediave ukrainase kjo proteste ishte organizuar nga të paktën 15 persona të maskuar të cilët kanë mbajtur pllakate me mbishkrime anti-ruse.

Më poshtë mund të shihni një video të sulmit në ambasadë.