Një person është arrestuar, i cili pas një konflikti verbal në komunikacion kishte sulmuar me një shufër metalike dy zyrtarë policorë që ishin jashtë detyrës zyrtare.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:45 në sheshin “Hasan Prishtina”, në Vushtrri.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një konflikti verbal në komunikacion kishte sulmuar me një shufër metalike dy zyrtarë policorë që ishin jashtë detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/