Site icon Telegrafi

Sulmohen nga një grup, lëndohen katër persona në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga një grup i dyshuar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë, të premten rreth orës 15:44.

“Raportohet se lëndime trupore kanë pësuar 4 viktimat meshkuj kosovarë pasi të njëjtit ishin sulmuar fizikisht nga një grup i personave të dyshuar. Njëri nga viktimat është ndaluar në tretman mjekësorë në QKUK, ndërsa tre të lënduarit e tjerë pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, thuhet në raport.

Rasti nën hetime. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version