Telegrafi

Sulmohen katër policë në Prishtinë

Katër zyrtarë policorë në detyrë kanë marr lëndime trupore pasi janë sulmuar nga pesë persona të  tjerë.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 16:55, në rrugën “Bajram Kelmendi”, në  Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, patrulla policore derisa ishte në detyrë vëren një person të dyshuar, i cili posa vëren policinë ikën dhe hyn në një shtëpi ku nga aty dalin disa persona tjerë të cilët i sulmojnë fizikisht zyrtarët policorë.

“Si pasojë e sulmit lëndohen katër zyrtarë policorë, të cilët kanë marrë edhe tretman mjekësor. Pas asistimit nga NJRSH-ja, janë arrestuar pesë të dyshuar, të cilët pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy prej tyre dërgohen në qendrën e mbajtjes. Gjithashtu është konfiskuar vetura me tabela vendore”, thuhet në raport. /Telegrafi/