Katër zyrtarë policorë në detyrë kanë marr lëndime trupore pasi janë sulmuar nga pesë persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 16:55, në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, patrulla policore derisa ishte në detyrë vëren një person të dyshuar, i cili posa vëren policinë ikën dhe hyn në një shtëpi ku nga aty dalin disa persona tjerë të cilët i sulmojnë fizikisht zyrtarët policorë.
“Si pasojë e sulmit lëndohen katër zyrtarë policorë, të cilët kanë marrë edhe tretman mjekësor. Pas asistimit nga NJRSH-ja, janë arrestuar pesë të dyshuar, të cilët pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy prej tyre dërgohen në qendrën e mbajtjes. Gjithashtu është konfiskuar vetura me tabela vendore”, thuhet në raport. /Telegrafi/