Telegrafi

Sulmohen katër persona në Prishtinë, lëndohen dy persona

Katër persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht katër persona tjerë, me ç ‘rast dy nga viktimat kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:58, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt. /Telegrafi/