Site icon Telegrafi

Sulmi ndaj doganierëve në Jarinë, policia jep detaje

E plotësuar: Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se përmes zyrtarëve kufitarë ka pranuar informacion se në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot në orët e pasdites, një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditë një kontenjerë i cili shërben për zyrtarët kufitar të policisë kufitare dhe doganierëve të RKS.

“Bazuar në informacionet e para, predha dyshohet se ka ardhë nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përderisa hetimet lidhur me rastin kanë filluar”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënësi i policisë.

Kelani ka shtuar se puna dhe qarkullimi në këtë pikë kalim kufitar të përbashkët e cila gjendet në territorin e Serbisë, sipas marrëveshjes për menagjim të integruar të kufirit po vazhdon pa problem.

​KP: Sulmohen me armë policët dhe doganierët në Jarinje

Rreth orës 17:00, është sulmuar me granatë pikë-qëndrimi i zyrtarëve policorë dhe doganierëve në kufirin e Jarinjes.

Sipas burimeve të KP-së granata është hedhur nga ana e Serbisë.

Përveç dëmtimit të objektit, nuk dihet nëse ka të lënduar./Telegrafi.

Exit mobile version