Site icon Telegrafi

Sulmohen gazetarët me gjësende të forta në Leposaviq

Foto: Kallxo

Gazetarët e medieve të ndryshme janë sulmuar para pak çastesh nga protestuesit serbë në Komunën e Leposaviqit.

Kështu ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Në një transmetim direkt të medieve, shihen disa gra duke tentuar t’i pengojnë gazetaret e RTV Dukagjinit, KOHËS dhe medieve të tjera të raportonin live nga kjo komunë.

Në njoftimin e AGK-së thuhet po ashtu se kolegët nga Tëvë1 kanë njoftuar se disa persona ua kanë thyer kamerën atyre me arsyetimin që të mos i xhirojnë, pasi janë me maska.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kontaktuar menjëherë Policinë e Kosovës, që t’u sigurojë një perimetër të sigurt të raportimit kolegëve tanë.

AGK-ja, ju bën thirrje të gjithë kolegëve që të respektojnë udhëzimet e dhëna  nga zyrtarët e Policisë së Kosovës që janë prezent atje, dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version