Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prishtinë, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 13:55, transmeton Telegrafi.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri nga të dyshuarit nën ndikim të substancave narkotike ka sulmuar fizikisht viktimat meshkuj kosovarë zyrtarë policor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë kanë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare”.
Policia bën të ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/