Telegrafi

Sulmohen fizikisht dy persona në Vushtrri

Një person është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 01:50 në rrugën “Bahri Kuqi”, Vushtrri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/