Site icon Telegrafi

Sulmohen fizikisht dy persona në Prishtinë

trotinet

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë në Prishtinë ka ndodhur një sulm fizik ndaj dy personave.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani”, ndërsa viktimat kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor, transmeton Telegrafi.

“Rr. Fehmi Agani, Prishtinë 17.06.2023 – 03:00. Dy viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar deri më tani të pa njohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi”, thuhet në raport.

Policia shton tutje se, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./Telegrafi/

 

Exit mobile version