Telegrafi

Sulmohen fizikisht dy persona në Gjakovë, arratisen të dyshuarit

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga dy persona të tjerë.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:25 në rrugën “Izet Hima”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, të dyshuarit pas sulmit janë arratisur.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë  të cilët gjenden në  arrati”, thuhet në raport. /Telegrafi/