Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur dje në Fushë Kosovë.
Në të dy rastet viktima ishin bashkëshortet, kurse policia ka arrestuar dy persona.
Rastet sipas raportit të policisë:
• Fushë Kosovë 27.06.2021 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.
• Fushë Kosovë 27.06.2021-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare dhe tre fëmijët e mitur. Viktimat kane pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje. /Telegrafi/