Dy zyrtarë korrektues në Burgun e Dubravës janë sulmuar fizikisht si dhe ofenduar nga një i burgosur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:20 në Burgun e Dubravës.
Tutje në raport bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Dy zyrtar korrektues kanë informuar se janë sulmuar fizikisht dhe ofenduar nga i burgosuri mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/