Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:15 në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/