Telegrafi

Sulmohen dy policë në Prishtinë, njërit i thyhet dora

Foto: Ilustrim

Dy zyrtarë policor janë sulmuar ditën e shtunë në Prishtinë.

Siç njofton Policia e Kosovës njëri nga policët ka pësuar lëndime të rënda trupore, frakturë në njërën dorë, transmeton Telegrafi.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që fillimisht nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas ka sulmuar zyrtarët policor. Si pasojë gjatë vënies në kontroll dhe arrestimit te të dyshuarit, njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, frakturë në njërën dorë ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/