Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për dy raste të lëndimit të rëndë trupor, që kanë ndodhur në Prishtinë.
Në të dy rastet janë lënduar dy persona të cilët kanë përfunduar në QKUK për trajtim mjekësor, kurse janë arrestuar tre persona.
“Rr. Zija Shemsiu, Prishtinë 28.05.2021 – 14:30. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar, pasi kanë sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajte”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Enver Maloku”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/