Site icon Telegrafi

Sulmi me tre të vrarë në Belgjikë, sulmuesi kishte kryer një vrasje tjetër – një natë më parë (Foto)

Sulmuesi i armatosur që vrau dy oficerë policie dhe një kalimtarë në qytetin belg të Liege, “kishte realizuar edhe një vrasje tjetër, një natë më parë”, kanë bërë të ditur autoritetet belge.

Siç edhe kanë raportuar mediat e huaja, përcjell Telegrafi, i quajtur si Benjamin Herman, bërtiti “Allahu Akbar” ndërsa kryente masakrën.

Ministri i Brendshëm, Jan Jambon, konfirmoi se Herman “gjithashtu kreu një vrasje një natë më parë” para vrasjes së policëve.

Lexo po ashtu Sulmi me tre të vrarë në Belgjikë, pamje që tregojnë momentin kur policia vret terroristin e dyshuar (Video,+18)

Viktima e tij ishte një ish i burgosur me të cilin kishin qenë bashkë në burg.

Sipas mediave, ish-i burgosuri i burgut Lantin u gjet i vdekur të martën në mëngjes.

Lexo po ashtu Sulmi me tre të vrarë në Belgjikë, autori thuhet se sapo ishte liruar nga burgu, ku edhe ishte "radikalizuar" (Foto/Video)

Herman kishte një thikë kur vodhi dje një armë zjarri të një polici dhe përdori armën kundër viktimave të tij, para se të merrte një grua peng në një shkollë në Liege.

Më pas zyrtarët anti-terrorist vranë 36-vjeçarin belg në një shkëmbim zjarri, duke i dhënë fund pengmarrjes.

Ai gjithashtu vrau një burrë 22-vjeçar, ndërsa ai u përpoq të vjedhë një makinë. /Telegrafi/

Exit mobile version