Tre persona besohet të kenë vdekur në Skoci, si pasojë e një sulmi me thikë në një hotel në qendër të qytetit të Glasgow.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se një i dyshuar u qëllua për vdekje nga policia – ndërkohë një dëshmitar i rasti tregon tmerrin që pa me sy.
“Pashë njërën nga viktimat që po i rridhte gjaku nga trupi”, u shpreh një dëshmitar.
Mathew Nesbitt i cili punon për një kompani të teknologjisë në “West George Street”, rrëfeu ndër tjerash ngjarjen e cila ndodhi disa metra larg punës së tij.
“Ne ishim në punë atje poshtë rrugës dhe dëgjuam njerëzit duke bërtitur”, tha Nesbitt.
“E pamë dikë të shtrirë në shkallët e hotelit”, vazhdon ai.
“Policia erdhi shpejt, dhe qëlluan një person brenda hotelit”, u shpreh dëshmitari i ngjarjes. /Telegrafi/
‘A lot of tears and emotions from people who were unfortunately having to see this.’
Matthew Nesbitt, a witness to the stabbing incident in Glasgow city centre, has described seeing a victim covered in blood on the steps at the Park Inn hotel.
More: https://t.co/zk34r1HGEH pic.twitter.com/Jbu36jgbVq
— SkyNews (@SkyNews) June 26, 2020