Në veri të Rripit të Gazës, të paktën 28 njerëz, përfshirë fëmijë u vranë në një sulm, tha një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë palestineze.
Dhjetëra u plagosën gjithashtu nga sulmi, tha Medhat Abbas, duke shtuar se “nuk ka ujë për të shuar zjarrin. Nuk ka asgjë. Kjo është një masakër. Civilët dhe fëmijët po vriten, po digjen nën zjarr”.
Ushtria izraelite tha se sulmi kishte në shënjestër militantët nga Hamasi dhe grupet e Xhihadit Islamik, të cilët vepronin brenda shkollës Abu Hussein në Jabalia, e cila kishte shërbyer si strehë për njerëzit e zhvendosur.
Scenes from Kamal Adwan Hospital following an lsrasli massacre committed against displaced Palestinians sheltering at a local school in northern Gaza Strip. The death toll of the atrocity reached 22 with the number expected to rise due to the shortage of medical supplies. pic.twitter.com/ooRMmlNqqe
— TIMES OF GAZA (@Timesofgaza) October 17, 2024
Ai tha se dhjetëra luftëtarë ishin të pranishëm brenda kompleksit kur u zhvillua sulmi, shkruan skynews.
Abbas deklaroi se duheshin masa paraprake për të zbutur dëmet ndaj civilëve dhe akuzoi Hamasin për përdorimin e tyre si mburoja njerëzore – një praktikë që grupi militant e mohon.
Hamasi pohoi se pretendimet se kishte luftëtarë në shkollë nuk ishin “asgjë veçse gënjeshtra”, duke shtuar se kjo ishte “një politikë sistematike e armikut për të justifikuar krimin e tij”.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme, zyrtarët palestinezë shëndetësorë thanë se të paktën 11 persona u vranë në dy sulme të veçanta izraelite në qytetin e Gazës, ndërsa disa të tjerë u vranë në zonat qendrore dhe jugore të Gazës. /Telegrafi/