Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i shqetësuar për sulmin e sotëm raketor të Iranit ndaj Izraelit.
Kurti, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se mbështet të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.
“Jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa, dhe bashkohemi me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni. Një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.
We are deeply concerned about today’s missile attack by Iran on Israel, in which around 200 missiles were launched, and join other governments in condemning this aggression. A year after the October 7th Hamas terrorist attacks, the ongoing rise in violence is alarming. We support…
— Albin Kurti (@albinkurti) October 1, 2024
Irani sulmoi Izraelin me raketa balistike më 1 tetor, në përgjigje të fushatës së Izraelit kundër Hezbollahut të Libanit, duke shënuar një përshkallëzim të ri të konfliktit midis Izraelit dhe grupit militant të mbështetur nga Irani.
Zëdhënësi ushtarak i Izraelit, Daniel Hagari, tha se ushtria nuk ishte në dijeni për ndonjë lëndim dhe, rreth një orë pas fillimit të sulmit, tha se tani izraelitët mund të dilnin nga strehimoret. Ai e përshkroi sulmin si serioz dhe tha se do të kishte pasoja.
Irani kishte premtuar se do të hakmerrej për sulmet ajrore izraelite të javëve të fundit që vranë udhëheqësinë e lartë të Hezbollahut në Liban, grupit militant që është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/