Site icon Telegrafi

Sulmi në Stamboll dëmtoi xhudon e Kosovës

Sulmi i të martës mbrëma në Stamboll ka dëmtuar xhudon e Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës planifikonte të merte pjesë në Kampionatin Europian për kadetë në Vantaa të Finlandës.

Por sulmet terroriste në Aeroportin Atatruk të Stambollit e ka pamundësuar këtë gjë, pasi udhëtimi duhej zhvilluar përmes asaj pike.

“Bota po goditet çdo ditë nga njerëz me mendje të robëruar. Sot jam me familjet e viktimave në Aeroportin e Stambollit! Ekipi ynë i kadetëve sot duhej të udhëtonte në Finlandë nëpërmes Stambollit dhe si shkak i aktit terrorist dështoi pjesëmarrja në Kampionatin Evropian në Finlandë!”, ka shkruar trajneri Driton Kuka.

Exit mobile version