Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së premtes qytetin Magdeburg të Gjermanisë, kur një veturë që po lëvizte me shpejtësi është përplasur në turmën e njerëzve në një treg të Krishtlindjeve, ku si pasojë disa persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas rastit në Magdeburg ka shprehur ngushëllimet për familjet e prekura nga ky sulm.
“Ngushëllimet e mia më të thella për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Magdeburg. Mendimet tona janë me popullin gjerman gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Populli i Kosovës solidarizohet me ju”, shkruan Kurti. /Telegrafi/
My deepest condolences to the victims and families affected by the attack in Magdeburg. Our thoughts are with the people of Germany during this painful time. The people of Kosova stand in solidarity with you.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 21, 2024