Telegrafi

Sulmi në Londër: Theresa May ishte ‘vetëm 35 metra larg” vendit ku ndodhi sulmi

Kryeministrja britanike Theresa May, ishte “vetëm 35 metra larg” vendit ku ndodhi sulmi në Londër.

Shumë dëshmitarë kanë deklaruar për mediat angleze, se May ishte duke u bërë gati të futet në veturën e saj kur u pengua nga policia pasi në ato momente po ndodhte sulmi, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet e reja të personave të lënduar në sulmin pranë Parlamentit britanik (Foto)

Autoritet e sigurisë e kanë cilësuar sulmin si “incident terrorist”, në të cilën një person humbi jetën dhe më shumë se 12 tjerë janë lënduar rëndë.

Sulmuesi që është qëlluar nga policia kishte therur me thikë një polic, që po qëndronte pranë portës së Parlamentit britanik. /Telegrafi/