Telegrafi

Sulmi në Heidelberg të Gjermanisë, studenti shtie me pushkë brenda sallës së Universitetit – humb jetën një person

Të paktën katër persona janë plagosur e një ka ndërruar jetë në spital, pasi që një student nga Universiteti i Heidelburgut në Gjermani u fut në sallë me pushkë në dorë, me të cilën më pas hapi zjarr.

Siç raporton e përditshmja gjermane Bild, i riu plagosi katër persona. E një tjetër nuk i mbijetoi plagëve të marra pavarësisht që u dërgua në spital, transmeton Telegrafi.

Studenti i armatosur ishte futur në sallë në kohën kur po ligjërohej, e pas sulmit ka dalë jashtë ku edhe ka kryer vetëvrasje.

Deri më tani nuk dihen motivet e sulmit, e policia beson se sulmi është kryer pa ndihmën e ndonjë personi tjetër (vetëm tashmë i ndjeri).

Rreth Universitetit të Heidelbergut, janë parë forca të shumta të policisë që kanë rrethuar zonën ku është kryer sulmi. /Telegrafi/