Shtatë persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur nga sulmi në një kishë të Hamburgut në Gjermani.
Sulmi ndodhi në qendrën e Dëshmitarëve të Jehovait që ndodhet në rrugën Deelboge në lagjen Gross Borstel, transmeton Telegrafi.
Personi i armatosur nga sulmi besohet të jetë mes disa të vrarëve të gjetur në ndërtesën ku gjendet qendra.
Një video e publikuar nga BBC tregon një moment kur forcat e rendit hynë furishëm në objektin ku ndodhi sulmi.
Disa imazhe të publikuara nga mediet gjithashtu tregojnë oficerët në vendin e ngjarjes.
Dëshmitarët e Jehovait janë një sekt i krishterimit, me shumë pikëpamje tradicionale të krishtera dhe të tjera që janë unike për Dëshmitarët. /Telegrafi/