Telegrafi

Sulmi në Gjermani: Sulmuesi ka vrarë veten në vend ngjarje

Police block a street near a place where a vehicle drove into a group of people killing several and injured many in Muenster Germany, April 7 2018. REUTERS/NonstopNews FOR EDITORIAL USE ONLY. NO RESALES. NO ARCHIVES

Së paku katër vetë janë të vdekur dhe 30 të plagosur pasi një automjet, që thuhet të jetë një furgon, u përplas në një turmë jashtë një restoranti në Münster, Gjermaninë perëndimore.

Ministria e Brendshme tha se katër vetë kanë vdekur.

Mediat gjermane cituan policinë duke thënë se i dyshuari që sulmoi me furgon ka vrarë veten në vendngjarje.

Ndërkaq, raportohet  për 30 të plagosur.

Lexo po ashtu Vetura godet turmën në Gjermani, katër të vdekur dhe mbi 30 të lënduar (Foto)

Reuters citon policinë gjermane të ketë thënë se nuk po kërkojnë të dyshuar të tjerë në këtë incident, duke thënë se ata presin që rreziku të mbarojë.

Kjo ndodhi pranë statujës së Kiepenkerlit në qytetin e vjetër.

Policia u ka kërkuar banorëve të shmangin zonën në mënyrë që të mos pengojnë shërbimet e emergjencës./Telegrafi/