Site icon Telegrafi

Sulmi në Austri, numri i të vdekurve arrin në pesë dhe të paktën 17 janë të plagosur

Qeveria austriake tani ka konfirmuar se pesë persona kanë vdekur, përfshirë një sulmues të dyshuar i cili u qëllua për vdekje nga policia.

Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer tha se civilët janë dy burra dhe dy gra, të cilët vdiqën nga plagët e marra pas sulmit në Vjenë, raporton theguardian.

Gjithashtu u raportua se shtatëmbëdhjetë të tjerë janë plagosur pas të shtënave të mbrëmshme në kryeqytetin austriak.

Ndryshe, Austria ka shpallur tre ditë zi duke filluar nga sot, pas sulmit. Një minutë heshtje do të bëhet në mesditë për të kujtuar viktimat dhe flamujt në ndërtesat zyrtare do të valëviten në gjysmë shtizë.

Lexo po ashtu Gazetari austriak, Klenk: Njëri nga sulmuesit në Austri dyshohet se ka prejardhje shqiptare

Ndryshe, mediat kanë raportuar se njëri prej sulmuesve është me prejardhje shqiptare, por asgjë nuk është konfirmuar nga autoritetet policore. /Telegrafi/

Exit mobile version