Site icon Telegrafi

Sulmi ndaj Valon Sylës, Policia jep detaje

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur të martën në ora 22:29, në rrugën “Ilir Durmishi” në Prishtinë.

“Viktima mashkull kosovar me profesion gazetar, ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të panjohur e kanë sulmuar fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin policor.

Lexo po ashtu Sulmi ndaj Valon Sylës, AGK: I papranueshëm, nevojitet hetim urgjent 

Më tej bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante policore.

Ndërkaq, vet gazetari Syla mbrëmë ka deklaruar se është “sulmuar nga tre islamikë fanatikë”.

Ndryshe, për sulmin ndaj Sylës kanë reaguar liderë shtetërorë, pastaj nga partitë politik e Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version