Telegrafi

Sulmi ndaj ushtarëve në Shqipëri, eksperti i sigurisë: Rusët kanë ardhur që të hakmerren për përkrahjen ndaj Ukrainës

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sonte në Uzinën e Çekinit të Gramshit (ish-uzina mekanike e Armëve), ku tre shtetas rusë kanë sulmuar me armë kimike ushtarët që ishin aty.

Musliu ka thënë se sipas burimeve të tij, rusët kanë ardhur që të hakmerren për përkrahjen që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës, e cila është duke u përballur me agresionin e Rusisë.

“Vendi ku gjendet uzina është i izoluar dhe nuk shkon njeri i zakonshëm aty. Aq me pak turistë eventual rusë, që për fat të keq hyjnë në Shqipëri pa viza, dhe pa kontroll”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo po ashtu Dy rusë sulmojnë me "spray neuroparalizues" dy ushtarë në uzinën e armëve në Shqipëri

Tutje, ka thënë se vizita e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt në Ukrainë, “si duket ka qenë e papëlqyeshme për Putinin”.

Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri. dy prej të plagosurve janë identifikuar si Aldo Bici dhe Ardian Caka.

 

Fatkeqësisht solucioni i hedhur i ka kapur sytë, për pasojë rrezikojnë të verbohen. Ata janë nisur drejt spitalit të Tiranës.

Nga informacionet e deritanishme të siguruara nga “Top Channel” bëhet me dije se tre prej ruseve janë kapur nga policia.

Aktualisht po kërkohet për personin tjetër, ndërsa FNSH është nisur drejt vendngjarjes. /Telegrafi/