Site icon Telegrafi

Sulmi mbi parlamentin iranian, ISIS publikon një video me pamje të tmerrshme (Video)

Grupi terrorist ISIS kanë publikuar një video përmes agjencisë së lajmeve Amaq, e cila pretendon se tregon sulmin terrorist nga brenda ndërtesës së parlamentit iranian.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet (të censuruara nga mediat botërore), me sa duket të filmuara nga sulmuesit, tregojnë një trup të vdekur të shtrirë në një zyrë.

Lexo po ashtu Sulmi mbi ndërtesën e parlamentit iranian, publikohen pamjet e luftës së ashpër midis forcave të sigurisë dhe terroristëve (Video)

Sipas analistëve, luftëtarët mund të dëgjohet duke folur në arabisht, e jo në gjuhën Farsi.

Mediat kanë raportuar se shtatë persona u vranë në një sulm në ndërtesën e Parlamentit, në Teheranin jugor, me katër persona të marrë peng.

Ndërkohë është thënë se është grupi Shteti Islamik që ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj parlamentit të Iranit dhe tempullit të Ayatollah Khomeinit. /Telegrafi/

Exit mobile version