Burime brenda Policisë bëjnë të ditur se janë dy të dyshuar për sulmin me zollë ndaj Kuvendit të Kosovës.
Të dy të dyshuarit kanë ikur në drejtim të Gërmisë më motoçikletë.
Motoçikleta e djegur është gjetur në Tauk Bashqe.
Policia e Kosovës njofton se nuk ka të lënduar. /Telegrafi/