Site icon Telegrafi

Sulmi me koktej molotovi në një shtëpi në Kishnicë, policia thotë se po zhvillohen hetime intensive

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me sulmin me koktej molotovi në oborrin e një shtëpie në fshatin Kishnicë të komunës së Garaçanicës.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:56.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka hedhur një shishe qe dyshohet të jetë me koktej molotovi para oborrit të shtëpisë së viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Sipas policisë nuk është raportuar për të lënduar.

“Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, përderisa janë duke u kryer hetime intensive”, njofton policia. /Telegrafi/

Exit mobile version