Irani kishte lëshuar një numër dronësh dhe raketash gjatë ditës së shtune në drejtim të Izraelit.
Gati të gjitha dronët dhe raketat i kanë rrëzuar forcat ushtarake izraelite të ndihmuara edhe prej aleatëve evropianë dhe amerikanë.
Pas kësaj ka pasur edhe shumë reagime.
Izraeli deri më tani është përmbajtur, por ka paralajmëruar hakmarrje në ditët në vijim, megjithëse i është kërkuar që mos ta bëjë një gjë të tillë.
Për të mësuar më shumë rreth të gjitha zhvillimeve të fundit, Telegrafi ju ka mbajtur të informuar, minutë pas minute, që nga dita kritike deri më sot.
Ngjarjet kryesore të ditës në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit
Pjesa më e madhe e fokusit të ditës ka qenë se si Izraeli mund t’i përgjigjet breshërisë së raketave dhe dronëve të Iranit në fundjavë.
Më poshtë janë disa prej ngjarjeve kryesore të ditës në relacionet mes Izraelit dhe Iranit.
Ish-drejtori i inteligjencës në agjencinë izraelite të spiunazhit, Mossad, tha se shënjestrimi i objekteve bërthamore në Iran ishte ndër opsionet në tavolinë pasi Izraeli vendos se si t’i përgjigjet sulmit të së shtunës;
Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron tha gjatë një vizite në Izrael se ishte “e qartë” se do të përgjigjet qeveria e Benjamin Netanyahu;
Ndërkohë, presidenti i Iranit paralajmëroi se “lëvizja më e vogël” kundër vendit do të sillte një përgjigje “të ashpër”;
Në lidhje me ndihmën për Gazën, OKB-ja tha se Izraeli refuzoi “më shumë se 40 për qind” të kërkesave për dërgimin e ndihmës në pjesët veriore të enklavës javën e kaluar;
Pas sulmeve të Iranit, Izraeli do të ndihmohet me 26 miliardë dollarë nga SHBA-ja
Projektligji i Dhomës së Përfaqësuesve përfshin 26 miliardë dollarë për Izraelin për të blerë armë të avancuara.
Një projekt-ligj i paraqitur nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan do t’i jepte Izraelit 26.38 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, sipas një teksti të publikuar nga Komiteti i Ndarjeve të Dhomës së Përfaqësuesve.
Rreth katër miliardë dollarë nga fondet do të shkojnë për rimbushjen e raketave interceptuese për sistemet e mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi të Iron Dome dhe David’s Sling.
Goditja e objekteve bërthamore të Iranit në tavolinë, thotë ish-drejtori i Mossadit
Ish-drejtori i inteligjencës së agjencisë izraelite të spiunazhit, Mossad, thotë se shënjestrimi i objekteve bërthamore të shtetit iranian është ndër opsionet në tavolinë pasi Izraeli vendos se si t’i përgjigjet sulmit të së shtunës.
Zohar Palti foli për përgjigjet e mundshme pasi Irani lëshoi më shumë se 300 raketa dhe drone drejt Izraelit… lexo më shumë.
Ministri i Jashtëm italian duhet të sanksionohen të gjithë armiqtë e Izraelit
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani thotë se ministrat e jashtëm evropianë duan gjithashtu të vendosin sanksione të reja ndaj atyre që armatosin armiqtë e Izraelit dhe ata që sulmojnë anijet në Detin e Kuq.
“Kishte një konsensus unanim që sanksionet duhet të vendosen ndaj të gjithë atyre që u japin dronë, armë dhe raketa atyre që sulmojnë Izraelin dhe atyre që sulmojnë anijet në Detin e Kuq”, thotë Tajani.
Ky i fundit thotë se çështja e sanksioneve do të trajtohet gjithashtu gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të G-7 që ai do të kryesojë gjatë tre ditëve të ardhshme në ishullin italian të Capri.
Hamasi thotë se sulmi i Iranit ndaj Izraelit ishte legjitim dhe i merituar
Grupi terrorist palestinez Hamas thotë se sulmi i fundjavës i Iranit ndaj Izraelit ishte një përgjigje “legjitime dhe e merituar” ndaj një sulmi ndaj konsullatës së Republikës Islamike në Siri.
Në reagimin e parë ndaj sulmit ajror iranian, Hamasi e quan atë një “përgjigje legjitime dhe të merituar ndaj sulmit të entitetit sionist ndaj ndërtesës së konsullatës iraniane në Damask” më 1 prill.
“Përgjigja nga Republika Islamike e Iranit konfirmon se koha kur entiteti sionist mund të vepronte siç donte pa përgjegjësi apo ndëshkim ka përfunduar”, shton Hamasi.
Macron: Duhet të forcojmë sanksionet ndaj Iranit
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen sot për të diskutuar për rritjen e sanksioneve kundër Iranit pas sulmit me raketa dhe dron të Teheranit ndaj Izraelit.
Duke folur përpara një samiti të liderëve të BE-së në Bruksel, presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Evropa duhet të zgjerojë regjimin e sanksioneve ndaj Iranit, duke shtuar se sanksionet duhet të synojnë subjektet e përfshira në prodhimin e dronëve dhe raketave në veçanti.
Izraeli do të marrë vendime në mënyrë të pavarur, Netanyahu iu thotë Britanisë dhe Gjermanisë
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka falënderuar ministrat e jashtëm britanik dhe gjerman për kontributin e tyre, por tha se Izraeli do të marrë vendimet e veta për sigurinë.
“Aleatët tanë kanë të gjitha llojet e sugjerimeve dhe këshillave, unë i vlerësoj, por dua ta bëj të qartë – ne do të marrim vendimet tona dhe shteti i Izraelit do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur veten”, tha ai.
Lordi David Cameron ka qenë sot në Izrael, së bashku me homologen gjermane, Annalena Baerbock, duke kërkuar përmbajtje në përgjigje të sulmit me dron dhe raketa të Iranit.
David Cameron: Është e qartë se Izraeli ka marrë një vendim për t’u hakmarrë ndaj Iranit
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron tha se ishte e qartë se Izraeli kishte marrë një vendim për t’iu përgjigjur sulmit iranian me dronë dhe raketa balistike.
Por, siç tha ai, shpreson që kjo të bëhet në mënyrë që të minimizohet përshkallëzimi… lexo më shumë.
Izraeli do të shkaktonte luftë më të madhe nëse sulmon Iranin
Ministri i Jashtëm libanez ka folur pas shkëmbimeve të zjarrit midis Hezbollahut dhe Izraelit.
Skynews e ka pyetur për vendosmërinë e Izraelit për t’u hakmarrë kundër Iranit, Abdallah Bou Habib thotë se Libani është i shqetësuar…lexo më shumë.
Presidenti i Iranit paralajmëron Izraelin se çdo sulm do të trajtohet “me ashpërsi” dhe “rreptësisht”
Sulmi “më i vogël” i Izraelit ndaj Iranit do të “trajtohet ashpër”.
Ky është paralajmërimi i radhës i presidentit iranian Ebrahim Raisi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Presidenti po fliste gjatë një parade vjetore të ushtrisë në Teheran, ku vendndodhja u ndryshua nga vendi ku mbahej zakonisht, pranë mauzoleumit të Ruhollah Khomeinit, në një qendër trajnimi ushtarak në Teheranin verilindor.
Mediat shtetërore nuk thanë pse u ndryshua vendndodhja këtë vit, por gjatë pandemisë Covid-19 u zhvendos edhe ngjarja kryesore.
Raisi tha se sulmi i fundjavës ndaj Izraelit ishte “i kufizuar dhe ndëshkues” dhe paralajmëroi se nëse Irani “do të kishte kryer një operacion më të fortë, asgjë nuk do të kishte mbetur nga Izraeli”. /Telegrafi/
BE për sanksione më të ashpra ndaj Iranit
Pas një video-konference ministrat e jashtëm të BE-së kërkuan më shumë sanksione ndaj Iranit. Njëkohësisht kërkohet depërshkallëzimi, edhe prej Izraelit, që mundi të mbrohet prej sulmit iranian.
“Ministrat u kërkojnë të gjithë aktorëve në rajon, që të tërhiqen nga qëndrimet radikale që çojnë në humnerë!”.
Me këtë apel të fortë iu drejtua pas mbledhjes së jashtëzakonshme të ministrave të Jashtëm të BE-së përmes video-konferencës, i ngarkuari për politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Ai tha se sulmi i pashembullt i Iranit ndaj Izraelit është një përshkallëzim deciziv.
Tani duhet të synohet shmangia e përshkallëzimit të mëtejshëm. /dw/
Ish-kryeministri i Izraelit tregon se “pse nuk është e nevojshme të ndërmerren veprime ushtarake kundër Iranit”
Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert i ka kërkuar qeverisë së tij të mos përgjigjet ushtarakisht ndaj sulmeve të fundjavës së Iranit, duke thënë se shteti hebre tashmë e kishte ndëshkuar Republikën Islamike “në një mënyrë poshtëruese dhe të fuqishme”.
Për të lexuar shkrimin e plotë, klikoni KËTU.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron shkon në Izrael
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka mbërritur në Izrael, raporton BBC.
Ai pritet të takohet me Benjamin Netanyahun.
Kjo pason një telefonatë mes kryeministrit izraelit dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak të martën.
Sunak shkroi: “Më herët sot fola me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe përsërita mbështetjen tonë për sigurinë e Izraelit pas sulmit të Iranit në fundjavë. Përshkallëzimi i mëtejshëm vetëm sa do të thellojë paqëndrueshmërinë në rajon. Ky është një moment që kokat e qeta të mbizotërojnë”. /Telegrafi/
Ushtria izraelite publikon pamjet nga dhoma e kontrollit të Forcave Ajrore izraelite – teksa po sulmoheshin nga Irani
Ushtria izraelite (IDF) ka publikuar pamjet nga dhoma e kontrollit të Forcave Ajrore izraelite gjatë sulmit nga Irani gjatë fundjavës.
Korrespondenti ushtarak i Times of Israel, Emanuel Fabian tha se pamjet tregonin dhomën e kontrollit gjatë përgjimeve të para të raketave dhe dronëve iranianë.
The Israeli military releases footage from the Israeli Air Force's control room at the IDF's underground headquarters, as the first interceptions of the Iranian missiles and drones were carried out early Sunday. pic.twitter.com/bay0HeXRDA
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) April 16, 2024
Iraku thotë se nuk ka dijeni për ndonjë raketë apo dron të lëshuar nga territori i tij
Kryeministri i Irakut ka thënë se vendi i tij nuk ka marrë asnjë raport apo indikacion se raketa ose drone janë lëshuar nga territori i tij gjatë sulmit të Iranit ndaj Izraelit.
Mohammed Shia al Sudani tha se “pozicioni i Irakut është i qartë” se ai nuk do të “futet në arenën e konfliktit”.
Ndryshe, Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa kundër Izraelit të shtunën.
Iraku është një aleat i rrallë i SHBA-së dhe Iranit.
Hapësira ajrore e saj ishte një rrugë kryesore për sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe zyrtarët irakianë thonë se Irani i informoi ata, si dhe vendet e tjera në rajon, përpara sulmit. /Telegrafi/
Irani pritet të përballet me një përgjigje nga Izraeli – këto janë lëvizjet e fundit të shtetit izraelit
Po vazhdon konflikti në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit ndërkohë edhe reagimet ndaj sulmit iranianë drejt shtetit izraelit.
Izraeli vazhdon të shqyrtojë përgjigjen e tij ndaj sulmit të Iranit në territorin e tij të shtunën.
Këtu është një vështrim prapa në atë se çfarë ndodhi sot:
Përgjigja e Izraelit: Pas mbledhjes së kabinetit të luftës së Izraelit, zyrtari izraelit thotë se plani është që Irani ta mbahet në ankth;
Sanksionet: Izraeli tha se filloi një ofensivë diplomatike kundër Iranit, me ministrin e Jashtëm të Tel Avivit që u kërkoi më shumë se 30 vendeve të vendosin sanksione ndaj programit raketor të Iranit. Ndërkohë, Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen thotë se Uashingtoni pret të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Iranit “në ditët në vijim”;
Paralajmërimi i Iranit: Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi paralajmëroi se vendi i tij do të reagonte ndaj veprimit më të vogël kundër interesave të tij me një “përgjigje të ashpër, të gjerë dhe të dhimbshme”;
Sulmi i Libanit: Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë një komandant të Hezbollahut në një sulm ajror në qytetin jugor të Libanit, Ain Baal. Hezbollahu konfirmon vdekjen e Ismail Yousef Baz, pa dhënë detaje të mëtejshme për gradën e tij apo mënyrën se si u vra;
Gaza: Forcat izraelite kanë filluar një operacion ushtarak në Beit Hanoun, një qytet në verilindje të Rripit. Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 33,843 palestinezë në Gaza janë vrarë që nga tetori.
Çfarë ‘të mire’ i solli Netanyahut sulmi i Iranit ndaj Izraelit?
Ditë më parë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ishte nën presion të madh shkaku i luftës në Rripin e Gazës.
Por, sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit i ofroi kryeministrit një litar shpëtimi…lexo më shumë.
Italia i kërkon maturi Izraelit, nuk duan përshkallëzim të luftës me Iranin
Guido Crosetto ka folur telefon me ministrin e Mbrojtjes izraelite, Yoav Gallant dhe shpreh miqësinë e vazhdueshme të Italisë me Izraelin.
Ministri i Mbrojtjes i Italisë thotë se Irani “kapërceu një vijë të kuqe të saktë” me sulmin e drejtpërdrejtë ndaj Izraelit, por i bën thirrje izraelitëve të shmangin nxitjen e një spiraleje dhune në rajon.
Sipas deklaratës, Crosetto i thotë Gallantit “kalimi i një vije të saktë të kuqe me sulmin e drejtpërdrejtë ndaj Izraelit, në territorin e tij, është shqetësues, por pikërisht tani është që ne duhet të jemi të pjekur dhe të veprojmë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Shmangni nxitjen e spirales së dhunës që do të na shihte të gjithëve të mundur”.
Erdogan thotë se Netanyahu është fajtori i vetëm për provokimin e ‘konfliktit rajonal’
Turqia akuzon Netanyahun për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme.
Benjamin Netanyahu dhe udhëheqja izraelite janë të vetmit përgjegjës për përshkallëzimin e tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme, ka thënë Turqia…lexo më shumë.
Megjithatë, Netanyahu i përgjigjet telefonatës së kryeministrit britanik
Kryeministri britanik, Rishi Sunak dhe ai izraelit, Benjamin Netanyahu zhvilluan një telefonatë këtë pasdite ku kryeministri britanik bëri thirrje për “qetësi” për situatën me Iranin.
Një zëdhënës i Downing Street tha se Sunak i kishte thënë homologut izraelit se “përshkallëzimi i rëndësishëm nuk ishte në interesin e askujt dhe vetëm do të thellonte pasigurinë në Lindjen e Mesme”.
“Ky ishte një moment që kokat e qeta të mbizotëronin”, thanë ata.
Sunak tha se Irani kishte “llogaritur keq dhe ishte gjithnjë e më i izoluar në skenën globale” ndërsa G7-ja koordinonte një përgjigje diplomatike.
Ai përsëriti gjithashtu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë e Izraelit dhe për stabilitetin në Lindjen e Mesme.