Një grup sulmuesish shpërthyen një bombë dhe shtinë me armë zjarri të mërkurën në ndërtesën e kompanisë së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë, TUSAS, duke i vrarë katër njerëz dhe duke i plagosur disa të tjerë.
Presidentja Vjosa Osmani, në një reagim të saj ka thënë se Kosova qëndron me aleatin, Turqinë, pas sulmit terrorist.
“Ne qëndrojmë me aleatin tonë, Turqinë, pas sulmit të sotëm terrorist në Ankara. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave”.
“Terrorizmi dhe dhuna nuk kanë vend në botën tonë”, shkroi Osmani.
Sipas raportimeve të mediave turke, të paktën dy nga sulmuesit u vranë, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya./Telegrafi/
We stand with our ally, Türkiye, following today’s terrorist attack in Ankara.
Our deepest condolences go out to the families and loved ones of the victims.
Terrorism and violence have no place in our world!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 23, 2024