Site icon Telegrafi

Sulmet në Zelandën e Re, 49 të vrarë e 48 të plagosur – gjithçka që duhet të dini për masakrat në dy xhamitë (Foto)

Një 28-vjeçar me shtetësi australiane, dyshohet të jetë njëri nga katër të përfshirët në sulmet terroriste të kryera në Zelandën e Re, ku mbetën të vrarë 49 persona dhe 48 tjerë të plagosur.

Sipas dëshmitarëve okularë, mbi 50 plumba janë shkrepur nga pushka automatike e sulmuesit, që u fut në xhaminë Al Noor në Chrischurch, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi është identifikuar në profilin e tij në Twitter si Brend Tarrant nga Grafton në New South Wales, i cili kishte transmetuar live sulmin në xhaminë Al Noor, që ka ndodhur rreth orës 1:30 sipas orës lokale, derisa besimtarë të shumtë ishin brenda xhamisë.

Lexo po ashtu Publikohen pamje të sulmeve në dy xhami në Zelandën e Re ku deri më tani 40 persona humbën jetën (Foto)

Videoja e publikuar nga Daily Mail Australia, shfaq burrin duke shkrepur dhjetëra plumba mbi besimtarët, ku disa prej tyre mundoheshin të fshiheshin, por pa sukses.

E sulmi i dytë ka ndodhur në një xhami tjetër në Linwood që është gjithashtu në qytetin Christchurch. Lidhur me sulmin në këtë xhami janë marrë në pyetje katër persona, përfshirë tre burra dhe një femër.

Në anën tjetër kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka deklaruar se autorët e masakrës nuk figuronin në listën e terroristëve potencialë.

“Sulmi terrorist i të premtes është një nga ditët më të errëta për Zelandën e Re”, ka shtuar kryeministrja Ardern.

Njëri prej tyre është arrestuar derisa po vendoste në trup rripin e mbushur me eksploziv. E një tjetër i veshur me rroba ushtarake është arrestuar para shkollës Papanui.

Nga 49 të vrarët, 30 prej tyre janë ekzekutuar në xhaminë Al Noor, e dhjetë tjerë në xhaminë Linwood e të tjerët në oborrin e xhamisë. Mediat lokale raportojnë se të paktën 48 tjerë janë plagosur, ku 20 prej tyre janë në gjendje kritike.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Sulmit në Zelandën e Re

 

Exit mobile version