Një akt terrorist ka tronditur të dielën në mbrëmje Turqinë, sepse një bombë shpërtheu në një shesh në Ankara, duke vrarë të paktën 37 persona e duke plagosur shumë të tjerë.
Nga ata fat keqë që humbën jetën në atë atentat ishte edhe babai i sulmuesit të Galatasarayt dhe kombëtares turke, Umut Bulut.
I ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes, babai i Bulutit humbi jetën pa ardhur ende ndihma e shpejtë, pas shpërthimit të frikshëm në një makinë.
Bulut, 32 vjeç ka vite që është ndër lojtarët më të rëndësishëm si te klubi i vet, ashtu edhe te Turqia.
Mbrëmë Bulut ishte në fushë pikërisht në Ankara, duke luajtur kundër Genclerbirligit, ndaj edhe babai i tij ndoshta kishte shkuar ta shihte në stadium.