Një valë shpërthimesh që vranë 290 persona në Shri Lanka të dielën, u kryen me mbështetjen e një rrejti ndërkombëtarë, thonë zyrtarët.
Qeveria ka fajësuar një grup të njohur si xhihadist lokal, National Thowheed Jamath, ndonëse askush ende nuk ka pranuar të ketë kryer sulmet.
Nga shpërthimet në kisha dhe hotele u plagosën edhe 500 persona të tjerë, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.
Policia deri më tani ka arrestuar 24 persona në një seri bastisjesh.
“Ne nuk besojë se këto sulme janë kryer nga një grup njerëzish të cilët ishin të mbyllur në këtë vend”, tha zëdhënësi i kabinetit Rajitha Senaratne.
“Ishte një rrejt ndërkombëtarë pa të cilin këto sulme nuk do të mund të kryheshin”, shoti ai.
Po ashtu u tha se presidenti Maithripala Sirisena do të kërkonte ndihmë nga jashtë për të gjetur lidhjet ndërkombëtare me sulmuesit.
“Raportet e inteligjencës tregojnë se organizatat terroriste të huaja janë prapa terroristëve lokalë, prandaj presidenti duhet të kërkojë ndihmën e vendeve të huaja,” tha zyra e tij.
Të dielën, kryeministri i Shri Lankës, Ranil Wickremesinghe, tha se shërbimet e sigurisë kishin qenë “të vetëdijshëm për informacionin” e sulmeve të mundshme, por informacioni nuk ishte zbatuar.
Për të martën është planifikuar të shpallet ditë zie kombëtare. /Telegrafi/