Site icon Telegrafi

Sulmet në Kabul – mbi 100 të vdekur, reagimi i presidentit amerikan dhe procesi i evakuimit – gjithçka që ndodhi gjatë dy ditëve të fundit

Presidenti amerikan, Joe Biden është zotuar se do të “kapë” autorët e një sulmi që vrau të paktën 12 trupa amerikane pranë aeroportit të Kabulit, duke konfirmuar se një operacion i madh evakuimi civil do të vazhdojë deri më 31 gusht kur forcat amerikane të tërhiqen nga Afganistani.

Lexo po ashtu Biden, atyre që kryen sulmin në aeroportin e Kabulit: Ne do t’ju gjejmë dhe do t'ju bëjmë ta paguani

CNN raportoi këtë mëngjes, duke cituar Ministrinë Afgane të Shëndetësisë, se të paktën 90 persona u vranë dhe 150 u plagosën.

Por, çfarë dihet deri më tani për sulmet e fundit në kryeqytetin afgan, Kabul, transmeton Telegrafi.

Ministri i Forcave të Armatosura britanike gjatë mëngjesit së ditës së djeshme kishte paralajmëruar një sulm shumë të madh vdekjeprurës, e cila ndodhi në mesditë, sipas kohës sonë lokale.

Para shpërthimeve, dikush qëlloi ndërsa një aeroplan i ushtrisë italiane u ngrit, duke evakuuar afro 100 civilë afganë nga Kabuli.

Si pasojë e sulmit të paktën 90 afganë u vranë dhe së paku 150 persona janë shtruar në spitale, ku po marrin tretmanin e nevojshëm.

Lexo po ashtu Numri i të vdekurve afganë në Kabul rritet në më shumë se 90 të vrarë, 150 të plagosur rëndë

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se dymbëdhjetë marinsa amerikanë u vranë dhe 18 u plagosën.

Lexo po ashtu Konfirmohet, 12 marinsa amerikanë të vdekur dhe 15 të plagosur në Kabul

Përgjegjësinë për dy sulmet e shkaktuara e ka marrë një degë e Shtetit Islamik i quajtur Shteti Islamik Khorasan, ISIS-K.

Megjithëse ishte raportuar se kanë humbur jetën edhe 28 talebanë, zëdhënësi i saj ka mohuar një gjë të tillë. Një zëdhënës i talebanëve tha se ata kishin paralajmëruar amerikanët për sulme të mundshme nga grupet terroriste si ISIS.

Komandantët ushtarakë amerikanë kanë frikë nga sulmet e reja. Ata thonë se sulmet me raketa janë të mundshme, por edhe me automjete plot eksploziv.

Lexo po ashtu Britania e Madhe vazhdon përpjekjet e evakuimit në aeroportin e Kabulit

Ndryshe, disa shtete tashmë kanë përfunduar misionin e evakuimit të personalit dhe afganëve nga Kabuli duke përfshirë Spanjën dhe Gjermaninë. SHBA-ja dhe Britania e Madhe do të vazhdojnë evakuimin pavarësisht masakrës së ditës së djeshme. /Telegrafi/

Exit mobile version