Telegrafi

Sulmet mbi policët, shefi i kabinetit të Konjufcës: Kjo qeveri nuk është fajtore për problemet në polici – është koha për kurajo e mbështetje

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës për disa ditë më radhë kanë qenë cak i sulmeve të ndryshme në veri të vendit.

Lidhur me këto sulme së fundmi është deklaruar edhe Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kërçeli përmes një postiminë Facebook, ka shkruar se nuk është mirë që policët nuk kanë sigurime shëndetësore, e paga të ulëta, por sipas tij ky nuk është faji i kësaj qeverie e as i policëve për këto probleme.

“Nuk është momenti e nuk është as koha e nuk është as mirë që këto tema e këso lajme të prodhohen në këto ditë kur dje veç u bë edhe sulmi i pestë mbi policinë e Kosovës brenda 72 orëve”, ka shkruar Kërçeli.

Postimi i plotë:

Nuk është mirë që policët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore, nuk është mirë që policët e Kosovës nuk kanë paga më të larta, por as nuk është faji i kësaj qeverie e as i policëve për këto 13 muaj qeverisje për këto probleme.

Nuk është momenti e nuk është as koha e nuk është as mirë që këto tema e këso lajme të prodhohen në këto ditë kur dje veç u bë edhe sulmi i pestë mbi policinë e Kosovës brenda 72 orëve.

Është koha për motivim, kurajo e mbështetje për  policinë tonë ashtu si e meritojnë në çdo ditë të jetës tonë në vendin tonë! /Telegrafi/