Telegrafi

Sulme të përgjakshme në Nagorno-Karabak, Azerbajxhani publikon pamjet e shkatërrimit të konvojit të mjeteve ushtarake armene

Ministria e Punëve të Brendshme e Azerbajxhanit, ka publikuar pamjet e shkatërrimit të konvojit ushtarak të armenëve, gjatë një operacioni ushtarak të zhvilluar në Nagorno-Karabak.

Situata në këtë vend ka eskaluar javën e kaluar, derisa Bakuja dhe Jerveani akuzojnë njëra-tjetrën për dhunën e shpërthyer, transmeton Telegrafi.

Në Armeni është shpallur gjendje lufte dhe po vazhdon mobilizimi, derisa në Azerbajxhan është vënë ora policore dhe pjesërisht ka filluar mobilizimi.

Në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare u ka bërë thirrje të dyja palëve të përmbahen, dhe të njëjtën kohë është kërkuar që të ndalen luftimet. /Telegrafi/