Të paktën 12 palestinezë, duke përfshirë tre komandantë të grupit militant Xhihadi Islamik, janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës.
Siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se tri gra dhe tre fëmijë ishin në mesin e të vdekurve ndërkohë që raportohet edhe për 20 persona të tjerë të plagosur.
Izraeli tha se kishte nisur një operacion që synonte militantët që përbënin një kërcënim të menjëhershëm për qytetarët e tij.
Gaza this night. pic.twitter.com/kscwe5TpS0
— Muhammad Smiry 🇵🇸 (@MuhammadSmiry) May 9, 2023
Po sipas BBC, Xhihadi Islamik është zotuar të hakmerret dhe militantët me bazë në Gaza pritet të përgjigjen me raketa drejt Izraelit.
At least 13 people, including children, have been killed in Israeli air attacks on the Gaza Strip, where Israel’s military said it targeted members of the Palestinian Islamic Jihad group ⤵️ pic.twitter.com/EQPBMMaXz2
— Al Jazeera English (@AJEnglish) May 9, 2023
Ushtria izraelite tha se përveç synimit të tre militantëve, fluturakja e saj goditi 10 vende të përdorura për prodhimin e armëve dhe gjashtë objekte ushtarake të Xhihadit Islamik.
Ndërkohë, krahu ushtarak i Xhihadit Islamik, Brigadat al-Quds, konfirmoi se tre komandantë ishin në mesin e të vrarëve. /Telegrafi/