Të paktën 65 persona kanë vdekur dhe mbi 280 kanë mbetur të lënduar kur një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë në një park publik në Pakistan, në qytetin lindor të Lahores, kanë thënë zyrtarët policorë.
Sipas mediave të huaja, shumica e të lënduarve ishin fëmijë dhe gra.
Sipas informacioneve të para, në park të krishterët ishin mbledhur për të festuar Festën e Pashkëve dhe shumë familje po linin parkun kur shpërthimi ndodhi.
Numri i viktimave, sipas autoriteteve, mund të rritet çdo moment, pasi disa prej të lënduarve janë në gjendje kritike shëndetësore.