Një grua ka vdekur dhe dy të tjera janë lënduar pas një serie goditjesh me thikë të natës vonë në Norvegji.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, raportet e para për sulmet erdhën pak para mesnatës në qytetin Sarpsborg, në jug të kryeqytetit Oslo.
Siç bëhet e ditur më tej, policia ka arrestuar një shtetas norvegjez 31 vjeç, i cili ka një precedent kriminal.
Një njoftim për shtyp thoshte se sulmuesi kishte një lidhje me dy nga gratë, megjithëse jo me gruan që u vra.
Viktima ishte në të 50-at e saj, tha policia.
Ndërkohë një grua tjetër u lëndua rëndë ndërsa një e treta pësoi lëndime më të lehta.
Policia tha se po hetonin nëse shëndeti mendor i kryesit ishte një faktor në sulme.
Mediat lokale raportojnë se policia e armatosur, helikopterët dhe nëntë ambulanca u vendosën herët në mëngjes në Sarpsborg.
Përmes Twitter, oficerët bllokuan qendrën e qytetit dhe u kërkuan banorëve të qëndrojnë brenda në shtëpi. /Telegrafi/