Policia në Roterdam të Holandës po bën thirrje për dëshmitarë të një sulmi me thikë në të cilën një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë.
Bëhet e ditur se një burrë 32-vjeçar nga Holanda u vra dhe një 33-vjeçar nga Zvicra u plagos rëndë në një sulm me thikë pranë urës historike Erasmus, ka njoftuar policia në një deklaratë.
Një i dyshuar u arrestua në qytetin port holandez së fundmi pasi u rrethua nga publiku dhe policia.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë informatë për motivin e sulmit, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
“Është pjesë e hetimit”, tha zëdhënësi i policisë, Wessel Stolle.
Siç raportohet, i dyshuari është një burrë 22-vjeçar nga qyteti qendror holandez i Amersfoort, i cili thuhet se sulmoi viktimat me dy thika të mëdha.
UPDATE | Omstanders hebben een verdachte overmeesterd die met twee messen zou hebben gezwaaid en gestoken. Volgens getuigen riep de man ‘Allahoe akbar’. De forensische opsporing is een groot onderzoek gestart. Lees meer op https://t.co/xHdXdRnwzt https://t.co/6hnvyRMUV0 pic.twitter.com/UDH1Hg1O76
— MediaTV (@mediatvnl) September 20, 2024
Në përputhje me udhëzimet holandeze të privatësisë, policia nuk ka publikuar identitetin e të dyshuarit apo viktimave të therjes me thikë.
Një instruktor sporti, Reniël Renato David Litecia, tha se ai e goditi sulmuesin me dy shkopa pasi e pa atë të sulmonte dikë dhe arriti të merrte thikat dhe t’i hudhte ato.
Ai tha se fillimisht mendoi se ishte një përleshje, “por kur shkoi në atë drejtim, e pa që nuk ishte përleshje”.
“Ishte një burrë me dy thika të gjata që po godiste me thikë një djalë tjetër të ri dhe kur unë fillova të bërtisja, ai u kthye dhe filloi t’i afrohej të gjithëve që ishin rreth tij”, tha Litecia.
Një tjetër zëdhënës i policisë, Kristel Arntz, tha se i dyshuari besohet të ketë sulmuar edhe një tjetër person në një parking nëntokësor. /Telegrafi/