Dy persona janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që të njëjtit pas një zënke janë sulmuar fizikisht me thikë nga një person tjetër i cili gjendet në arrati.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:20, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/