Të paktën katër persona u goditën me thikë dhe u plagosën në një sulm në Numedal, në juglindje të Norvegjisë.
Shefi i zjarrfikësve, Kai Redalen ka deklaruar për mediat lokale se policia tashmë ka arrestuar autorin.
Havard Reva, shefi i stacionit policor në Kongsberg, thotë për NRK se ende janë duke zhvilluar hetime në lidhje me rastin.
Tre persona janë lënduar më lehtë ndërsa një tjetër është në gjendje më të rëndë, njofton policia.
Ndryshe, dy autoambulanca dhe tre helikopterë të ambulancës janë në vendngjarje. /Telegrafi/
#Numedal #Fjordvegen 08:47 Flere personer er tilfeldig skadd i forbindelse med en knivstikking. Nødetatene er på vei, og det er definert som en PLIVO hendelse. Denne blir oppdatert når vi har kapasitet.
— Sør-Øst politidistrikt (@politietsorost) May 20, 2022