Telegrafi

Therje me thikë në Drenas

Foto: Ilustrim

Një person i mitur është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje kishte goditur me thikë një të mitur tjetër.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 13:53 në fshatin Terdec të Drenasit.

Sipas raportit të policisë, viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në qendrën shëndetësore tė Drenasit, e më pas dërgohet për trajtim të mëtejmë mjekësorë  në QKUK.

“Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore të cilët kanë konfiskuar thikën e cila dyshohet se është përdorur në raste”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë. /Telegrafi/