Një person i mitur është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje kishte goditur me thikë një të mitur tjetër.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 13:53 në fshatin Terdec të Drenasit.
Sipas raportit të policisë, viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në qendrën shëndetësore tė Drenasit, e më pas dërgohet për trajtim të mëtejmë mjekësorë në QKUK.
“Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore të cilët kanë konfiskuar thikën e cila dyshohet se është përdorur në raste”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë. /Telegrafi/