Tre persona janë arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje me shufra të metalit kanë sulmuar një person tjetër.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:58, në Komoran të Drenasit.
Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje me shufra të metalit kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/